Zuckerberg thotë se edhe të dhënat e tij u përfshinë në skandalin e privatësisë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 18:57 | Nga

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka pranuar se edhe të dhënat personale të tij ishin pjesë e skandalit të privatësisë.

Këtë deklaratë Zuckerberg e dha në ditën e dytë të pyetjeve në Kongresin amerikan.

Zuckerberg më herët ka kërkuar falje që ka dështuar të shikojë më 2015 nëse “Cambridge Analytica” ka fshirë informatat e mbledhura nga miliona llogari në Facebook.

“Jemi përgjegjës që të sigurohemi se ajo që ka ndodhur më herët të mos përsëritet më”, është shprehur Zuckerberg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme