“Tkurret” mali mė i lartė nė Amerikėn Veriore

“Tkurret” mali mė i lartė nė Amerikėn Veriore
Mali McKinley
nga Ekonomia Online
Prishtinė | 14 Shtator 2013 | 12:00

Maja më e lartë e Amerikës së Veriut është zvogëluar, tregon një studim i publikuar të premten prej gjeografëve amerikanë. Në përllogaritjet e fundit të këtij viti, mali i McKinley, që ndodhet në Alaskë, rezultoi të kishte një lartësi prej 25 metrash më të ulët në majën e tij. 

Lartësia e vërtetë e majës së McKinley tashmë është korrigjuar në 6 168 metra mbi nivelin e detit.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, kjo “futje në ujë” e malit ka ndodhur ose si rrjedhojë e përmirësimit të teknologjisë së matjes ose si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Lartësia e McKinley mbetej e pandryshuar që prej vitit 1952, kur gjeologët e atëhershëm, duke përdorur teknologjinë më të përparuar të asaj kohe, përcaktuan se mali ishte 6 193 metra i lartë në majën e tij.  

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje