Chelsea pas dy trajnerëve italianë

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 19:38 | Nga

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco mund të jetë pasardhës i Antonio Contes te Chelsea, raporton Daily Telegraph.

Roman Abramovich, pronari i Chelseat, është duke shqyrtuar kandidatët për t’ia besuar menaxhimin e klubit të tij, dhe një ndër ta është edhe trajneri i Romës, i cili e ka dërguar skuadrën romake në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Një nga kandidatët është edhe Maurizio Sarri i Napolit, i cili po garon për titull të Serie A këtë sezon.

Të ngjashme