Dua Lipa në listën e femrave të vitit të “Vogue”

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 20:10 | Nga

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është përfshirë nga revista “Vogue” në listën e 25 femrave më me influencë në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja shqiptare e sheh veten në të njëjtën listë ku janë edhe emra si Meghan Markle, Dukeshës së Sussexit, JK Rowling dhe Amal Clooney.

“Hiti i saj ‘New Rules’, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne dhe deri më tani”, shkruan revista.

Dua Lipa ka fituar dy çmime “Brit Awards” këtë vit dhe performoi në finalen e Champions League të luajtur në Kiev, mes Real dhe Liverpool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme