Greqi, dy alpinistë maqedonas gjenden të ngrirë në majë të malit

Selanik | 13 Shk 2018 | 00:57 | Nga

Zjarrfikësit grekë kanë bërë me dije se një mashkull dhe një femër nga Maqedonia, janë gjetur të vdekur nga ngrirja në maje të malit Kaimaktsalan.

Mashkulli 35-vjeçar dhe femra 28-vjeçare ishin të zhdukur prej të shtunës në mëngjes. Ata ishin pjesë e një grupi prej 40 maqedonasve që qëndronin në terrenet e skijimit në Voras të Greqisë, raportoi mbrëmë agjencia AP nga Selaniku.

Grupi kishte arritur në lartësinë prej 2 524 metrash të malit, afër kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pardje herët në mëngjes dhe ishte kthyer para mesditës.

Zjarrfikësit ishin alarmuar për çiftin e zhdukur të shtunën pasdite, por ishin tërhequr nga kërkimi në mbrëmje për shkak të mjegullës dhe borës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme