Haradinaj del nga takimi me presidentin, nuk flet për medie

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 14:15 | Nga Donika Osmani

Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherit edhe kreu i AAK-së, ka lëshuar takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Haradinaj ka vazhduar drejt Qeverisë duke mos dashur të komentoj se çka po diskutohet me presidentin, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga mediet që po rijnë në oborrin e Kuvendit se çka është diskutuat me presidentin, Haradinaj tha “shihemi shumë shpejt”.

Thaçi është duke zhvilluar takim me liderët e partive politike me dyer të mbyllura, pas arritjes së marrëveshjes për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Presidenti Thaçi sot ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.

Në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve thuhet se: “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes”.

“Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme