Ismaili ia bartë edhe disa kompetenca Odës së Mjekëve

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:02 | Nga

Për pesë vite me radhë, Oda e Mjekëve të Kosovës ishte lënë në harresë, përkundër miratimit të Ligjit për të.

Me ardhjen në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të Uran Ismailit, ai kishte marrë vendim për funksionalizimin e shpejtë të kësaj organizate, si dhe bartjen e të gjitha kompetencave që i takojnë me ligj.

Këtë, ministri Ismaili e ka zyrtarizuar sot, ku pas bartjes kompetencës së mbikqyrjes etike dhe profesionale, sot ua kaloi edhe kompetencat tjera shtesë që lidhen me licencimin, rilicencimi i profesionistëve shëndetësor vendor dhe edukimin e vazhdueshëm të tyre.

Këtë, ministri Ismaili e ka treguar edhe në faqen e tij në Facebook, duke thënë se kjo është një ditë e lumtur për profesionistët shëndetësor.

“Pas pesë vjetëve, Oda e Mjekëve të Kosovës tashmë po merr formën që meriton dhe i takon me ligj. Pasi që bëmë funksionalizimin e kësaj Ode dhe fillimisht si ministër ia barta kompetencën e mbikëqyrjes etike dhe profesionale, sot jam shumë i lumtur, që kësaj organizate ia barta edhe kompetencat tjera shtesë që lidhen me licencimin, rilicencimin e profesionistëve shëndetësorë vendorë dhe edukimin e vazhdueshëm të tyre”, ka thënë ai.

Ismaili ka bërë edhe shpërndarjen e kartelave të para të anëtarësimit. Në fund, ai tha se këto kompetenca nënkuptojnë angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme