Keni dhimbje të forta stomaku? Ushqimet që ndihmojnë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 20:10 | Nga

Ajo çfarë hani nuk ndikon vetëm në kilogramët tuaj por edhe në shëndetin e stomakut. Problemet me tretjen variojnë që nga fryrja, dispepsia (mostretja), përzierje të stomakut dhe diarreja.

Në fakt, dhjetëra miliona njerëz vuajnë nga këto sëmundje. Por cili është shkaktari më i madh i këtyre problemeve?

Sipas Holly Lucille, një mjeke naturopatike, shkaktari më i madh i këtyre problemeve është “ngrënia shumë e shpejtë dhe mos përtypja tërësisht e ushqimit”.

Diçka e tillë çon në mostretje. Tretja e vërtetë fillon në gojë, thotë ajo. Procesi i përtypjes dhe ekspozimi ndaj një enzime në gojë të quajtur amylase fillon të shpërbëjë ushqimin. Shumë njerëz nxitojnë në këtë pjesë dhe kjo shkakton shqetësime në tretjen e ushqimit. Përveç kësaj, mbingrënia kronike e ngarkon sistemin e tretjes dhe gllabëron lëngjet, që ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Për fat të mirë ka shumë zgjidhje natyrale që na ndihmojnë të kemi sërish një tretje normale të ushqimeve:

Xhinxheri

Erëza e xhinxherit është shumë qetësuese ndaj të gjitha llojeve të shqetësimeve që kanë të bëjnë me tretjen dhe stomakun. Xhinxheri është veçanërisht i përshtatshëm kur vjen fjala për të qetësuar të përzierat pavarësisht nga se mund të shkaktohen ato: nga sëmundje, shtatzënia apo të vjellat që janë të zakonshme pas ndonjë operacioni.

Xhinxheri mund të konsumohet në formën e çajit apo si pluhur në gatime të ndryshmel. Ju mund ta konsumoni atë si çaj, të shoqëruar me një fetë limoni dhe me mjaltë.

Xheli i Aloes

Xheli i Aloe Vera-s përdoret si shërues për probleme të tretjes. Kjo bimë shëron dhe trajton urthin, diarrenë, dhimbjet e barkut, ulçerën, sindromën e irritimit të zorrëve, sëmundjen e Crohn-it dhe çrregullimet e barkut.

Xheli Aloe pastron traktin e tretjes duke larguar toksinat dhe papastërtitë, qetëson zorrët duke relaksuar muskujt e zorrëve, parandalon aciditetin në stomak dhe redukton inflamacionin e përgjithshëm. Provoni të pini 60 ml aloe në formën e lëngut çdo ditë bashkë me ushqimin.

Ai duhet të përdoret vetëm për disa ditë dhe të shmanget plotësisht nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijë me qumësht gjiri.

Jamballi

Jamballi (barishte, jo karamele) mbron membranat e mukozës që shtrihen në traktin digjestiv kundër efekteve të dëmshme të acidit në stomak. Ky efekt është veçanërisht i dobishëm për ata që vuajnë nga urthi. Ekstrakti i rrënjës së jamballit në formën e jamballit të deglicerrinizuar (DGL) është i preferuar, pasi komponenti glicerinë i jamballit mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut. Ky përbërës ul aciditetin në stomak dhe shëron ulcerat.

Çaji i kamomilit

Është një kurë popullore që largon të gjithë llojet e shqetësimeve, duke përfshirë aciditetin në stomak, diarrenë, kapsllëkun dhe dhimbjet e barkut. Ky çaj është i dobishëm edhe kundër nervozizmit. Për ta bërë më të shijshëm mund të ëmbëlsoni me mjaltë.

Kopra

Kopra është një tjetër produkt natyral që mund të përdoret për lehtësimin e urthit dhe gazrave. Ajo ka një shije të ëmbël si jamball, që shumë fëmijë mund ta pëlqejnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme