Kina dhe Rusia dërgojnë anije spiune për të ndjekur flotën amerikane

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 14:17 | Nga

Kina dhe Rusia kanë dërguar anije spiune për të ndjekur hap pas hapi flotën amerikane që po shkon drejt ujërave të Koresë së Veriut.

Pekini ka kërkuar ndihmën e Moskës në shmangien e krizës mbi testet e përsëritura bërthamore Phenianit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar në gadishull, një flotë anijesh të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi “ Carl Vinson” si një sinjal për shtetin diktatorial dhe programin e tij bërthamor.

Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e përsëritura ekonomike dhe presionin ndërkombëtar ndaj regjimit të tij bërthamor dhe kreu dy teste bërthamore në 2016-ën.

Lideri i saj suprem, Kim Jong-un, ka premtuar një “përgjigje të pamëshirshme” ndaj çdo provokimi të SHBA-së.

Nga ana tjeter, ushtria japoneze do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-në pranë gadishullit Korean, ndërkohë që tensionet mes Koresë së Veriut dhe aleatëve të Amerikës, vazhdojnë të përshkallëzohen.

Një burim tha për “Reuters” se “Japonia do të dërgojë disa luftanije ndërkohë që aeroplanmbajtësi amerikan ‘Carl Vinson’ hyn në Detin e Kinës Lindore.”

Gjithashtu, një njësi ushtarake japoneze mund të kryejë ulje të disa avionëve në aeroplanmbajtësen amerikane e cila është zhvendosur në afërsi të gadishullit pas testeve raketore të Kim Jong-un.

Besohet se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mund të kryhen si një shfaqje force ndaj regjimit diktatorial të Kim Jong-un, shkruan “Syri.net”.

Nga ana tjetër Donald Trump paralajmëroi se është duke dërguar një armatë shumë të fuqishme në gadishullin Korean, pak pasi Koreja e Veriut kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike për shkak të mbëritjes së luftanijeve amerikane.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Fox News” javën e kaluar, Presidenti amerikan paralajmëroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un është “duke bërë gjënë e gabuar”, me kërcënimet bërthamore.

“Ne jemi të dërguar një armatë shumë të fuqishme – tha zoti Trump – Ne kemi nëndetëse….shumë të fuqishme….shumë më të fuqishëm se aeroplanmbajtëset “.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme