Kosovari në Zvicër plagos rëndë me thikë një person

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 11:32 | Nga

Një 22 vjeçar nga Kosova ka plagosur rëndë një person me thikë në nënkalimin e stacionit të trenit në Olten të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës.

Shkaqet dhe motivi i zënkës ende nuk dihen dhe janë nën hetim e sipër, shkruan Albinfo.ch.

Rasti ka ndodhur rreth prës 18:00, sipas policisë Kantonale e Solothurnit.

Të parët në vendngjarje kanë arritur dy truproje sigurimi, të cilët kanë arritur ta ndalojnë zënkën.

Autori i dyshuar, shtetas i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar policisë.

Për hetime të mëtutjeshme, ai është arrestuar përkohësisht.

Viktima e plagosur rëndë është dërguar në spital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme