Ministri Ismaili thotë se do të mbyllë bodrumet e shërbimeve mjekësore në QKUK

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 14:31 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është shprehur i mllefosur nga gjendja në QKUK. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se ku presin pacientët për shërbime në bodrumet e QKUK-së dhe nga ana tjetër edhe për gjendjen e rëndë në të cilën u duhet të punojnë personeli mjekësor.

Ministri, është shprehur se bodrumet e tilla shumë shpejtë do të mbyllen.

Postimi i plotë i ministrit Ismaili:

“Pamje që nuk duan koment. Pamjet të cilat me të drejtë kanë mllefosur dhe kanë zhgënjyer secilin qytetar, që është ballafaquar me këto shërbime në bodrumet e QKUK-së. Është tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte. E rëndë edhe për vetë personelin mjekësor, i cili përkundër vullnetit të madh nuk ka mundur të japë asgjë më shumë sesa profesionalizmin e tij dhe një fjalë të mirë. Thjesht e tmerrshme. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Pamje që më kanë shtyrë të veproj dhe ju siguroj që shpejt nuk do t’i shihni më. Këto bodrume do t’i mbyllim njëherë e përgjithmonë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme