Moti sot dhe nesër

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Vranësirat gjatë ditës së sotme do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshje shiu, në sasi më të lartë, parashihen në perëndim të vendit, ndërsa sasia më e ulët do të regjistrohet në juglindje dhe lindje të vendit. Në fushat barike dhe termike, do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Sasia e reshjeve që u regjistruan ditëve të fundit ishte 30 deri 40 litra për metër katrorë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme