Neymar zgjedh trajnerin e ri në PSG

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 10:17 | Nga

Në pole-position tashmë për të marrë drejtimin e klubit parizien është ish trajneri i Barcelonës Luis Enrique.

Aventurës së Unai Emery te Paris Saint Germain po i vjen fundi pasi edhe nëse fiton tre trofetë e mundshëm në Francë gjatë këtij sezoni, trajneri spanjoll do të shkarkohet nga detyra në fund të majit pasi dështoi në Champions League aty ku u eliminua që në raundin e 1/8-ave nga kampionët në fuqi të Realit të Madridit.

Në pole-position tashmë për të marrë drejtimin e klubit parizien është ish trajneri i Barcelonës Luis Enrique.

Për austurianin ka vendosur Neymar i cili për të zgjatur edhe me disa vite qëndrimin e tij në Parc des Princes u ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron Luis Enriquen në stolin e PSG, transmeton “SS”.

Braziliani dhe trajneri spanjoll kanë një raport të shkëlqyer mes tyre që prej kohës kur të dy ishin pjesë e Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme