Publikohet fotografia e Mogherinit me liderët e Ballkanit

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 15:36 | Nga

Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë realizuar mbrëmë një takim në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.

Aty kanë marrë pjesë Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i IRJM-së Zoran Zaev.

“Sonte ne patëm një sesion pune me liderët e 6 partnerëve të Ballkanit Perëndimor në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork për ta avancuar më tej punën rreth integrimeve evropiane të të gjitha rajonit”, thuhet në njoftim.

“Ne rikonfirmuam mbështetjen e paekuivoke të Bashkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, e cila është shprehur së voni në të dy nivelet në Këshillin Evropian, si dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean – Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor ‘Gjendja e Unionit’ në fillim të këtij muaji. Në përputhje me këtë zotim, BE-ja është duke e forcuar përkrahjen ndaj të gjithë partnerëve drejt arritjes së objektivave realiste, në mënyrë që progresi i tyre do të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thekson BE në njoftimin e lëshuar sot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme