Snapchat tani synon edhe televizionin

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 12:53 | Nga

“Tonight Show” dhe “Saturday Night Live”, dy programe të mirënjohura televizive amerikane, po zbarkojnë në rrjetin social “Snapchat”.

Sipas mediave ndërkombëtare, aplikacioni i fanatizmit, që nga chat-et e shpejta synon të kalojë në qarkullimin e lajmeve dhe argëtimit, tashmë planifikon t’u propozojë përdoruesve edhe përmbajtje origjinale televizive.

Kompania e “Snapchat”-it ka arritur një marrëveshje shumëvjeçare me “NBC Universal”, për realizimin e disa puntatave “ad hoc” për platformën sociale nga shfaqjet më të njohura të rrjetit televiziv.

Zyrtarë të rrjetit social kanë bërë të ditur se episodet që do të prodhohen do të shfaqen në seksionin “Discover” të aplikacionit, së fundmi i riorganizuar sa i takon përmbajtjeve editoriale në stil reviste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme