Thaēi: Fondi 1-miliardėsh do t’i japė hov ekonomisė

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Kosovës, ka shpalosur “Fondin e punësimit dhe nevojat e komunitetit të biznesit për punësim”.

Thaçi ka thënë se fondi 1-miliardësh do t’i japë hov të madh ekonomisë së Kosovës, duke rritur mirëqenien e qytetarëve përmes hapjes së vendeve të reja te punës.

Kryeministri Thaçi, i cili shoqërohej dhe nga ministri i Financave, Besim Beqaj, para komunitetit të biznesit në vend ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës do të marrë së shpejti vendimin për themelimin e Fondit të Punësimit, i cili do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme dhe që do të riatdhesohen.
 
“Ky Fond do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese”. 

Fushat e mundshme të angazhimit të Fondit, sipas kryeministrit Thaçi, janë:

  • Përkrahje për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla, duke u dhënë përparësi atyre që hapin më shumë vende të reja të punës;
  • Përkrahje për ndërmarrjet e mesme, që synojnë investime në rritjen e kapacitetit prodhues, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe shtimin e të punësuarve;
  • Përkrahja për korporata, që kanë për qëllim investime në fusha deficitare, apo inovative, si energjia e ripërtërishme, teknologjia informative, veprimtaritë eksportuese, etj.
  • Garantimit te kredive në bujqësi dhe prodhimtari, me synim të zbritjes së normave të interesit në 5%
  • Përkrahje direkte bizneseve të vogla që nuk kanë qasje në bankat komerciale.
  • Përkrahje për projektet prezente të bankave zhvillimore evropiane dhe bashkëdyzimi i mjeteve me projekte te gjenerimit të vendeve të punës.
  • Këshillë-dhënie për tërheqje të investitorëve seriozë nga jashtë.
Image

Kryeministri u shpreh se qeveria nuk mund të themelojë bankë, dhe po ashtu nuk mund të themelojmë fond për të mbuluar paga apo shpenzime operative të kujtdo.

“Ky është fond puro investiv që do të shikon mundësitë e ndryshme të përkrahjes si plotësim i punës së bankave zhvillimore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, USAID, Qeverive të Norvegjisë dhe Zvicrës”.

Sipas tij, investimet e ngjashme përkrahen edhe nga BE, për vendet anëtare të BE’së, EFTA’s, dhe IPA’s, përmes programeve si vijon: CIP, Progress, JEREMIE, JASMINE, PSCI dhe RSI. 
 
“Ky fond do të administrohet me transparencë dhe profesionalizëm dhe qeverisje te mire, duke aplikuar nivelet më të larta të ekspertizës dhe eksperiencës ndërkombëtare, si dhe duke huazuar praktikat më të mira të ngjashme”, deklaroi Thaëi.
 
Për ta ndërtuar dhe vënë atë në veprim, Qeveria do të mbështetet gjithashtu në bashkëpunimin e ngushtë me organizatat prestigjoze ndërkombëtare dhe me ndihmën e vendeve mike perëndimore. 
 
“Fondi do te krijohet ne bashkëpunim te thelle me bankat zhvillimore botërore prezente ne Kosove. Fondi i punësimit do të luaj një rol vendimtar në përmbushjen e misionit të ri të zhvillimit që kemi përpara”.

Sipas Thaçit, pasuria më e madhe që ka Kosova sot është potenciali i burimeve njerëzore. “Ne jemi populli më i ri në Evropë dhe ky fond do bëj të mundur që gjithë ky potencial i madh i krahut të punës të shpërfaqet e të vihet në përdorim”. 
 
“Unë jam i bindur se Fondi i Punësimit do t’i japë një hov të madh ekonomisë së Kosovës duke mundësuar hapjen e bizneseve të reja dhe konsolidimin e bizneseve ekzistuese, si dhe duke rritur mirëqenien e qytetarëve nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës”. 
 
"Ne do të jemi në dispozicion të dialogut, të debatit, të dëgjimit të opinioneve tuaja, këshillave tuaja, rekomandimeve. Jemi këtu së bashku edhe me ministrin Beqaj, prandaj, me siguri kryetari do ta hapë debatin, ti dëgjojmë opinionet tuaja, se si mund të implementohet ky fond, dhe si do të jetë ky partneritet edhe më i mirë, edhe më i produktiv mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit", ka pohuar Thaçi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, e ka falënderuar kryeministrin Thaçi “për kontributin dhëne zhvillimit te proceseve te mirëfillta ekonomike”.

“Është nder i madh për Odën Ekonomike, dhe mua si kryetar, që sot jam pjesë e shpalosjes së një projekti, i cili besoj është i një rëndësie substanciale që ka të bëjë me Fondin e Punësimit. Njëra ndër sëmundjet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare është papunësia dhe dua te besoj qe ky program do të jetë zgjidhje e këtij problemi”, tha kryetari Gërxhaliu.

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
Sondazh

      Valuta
      • 1 EUR=

      • US Dollar1.2591 USD
      • Lekė139.8716 ALL
      • British Pound0.777 GBP
      • Swiss Franc1.2062 CHF
      • Chinese Yuan Renminbi7.7372 CNY
      • Japan Yen138.2599 JPY