Ēitaku e zhgėnjyer me BE-nė, kriteret pėr vizat i plotėsuam

Liberalizimi i vizave më tepër është një vendim politik sesa përmbushje e kritereve, ka vlerësuar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. 

Republika e Kosovës, sipas saj, tashmë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por Komisioni Evropian, nuk po i dërgon komisionet për vlerësimin e tyre.

Ministrja Çitaku, në një ligjëratë para studentëve të Universitetit për Teknologji dhe Biznes (UBT), ka shprehur zhgënjimin e saj lidhur me vonesat që po i bën Komisioni Evropian në vlerësimin e kritereve për Kosovën.
 
“Dua të shpreh para jush, zhgënjimin tim me tempon e ulët dhe të ngadaltë me të cilën Komisioni Evropian po i përgjigjet entuziazmit, përkushtimit dhe punës që kanë bërë të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim, në përmbushjen e kritereve. Lajmi i keq është që KE nuk i ka dërguar ende komisionet për përmbushjen e kritereve”, pohoi Çitaku.

“Kanë qenë 101 kritere, dhe unë e them me përgjegjësi që secila prej tyre, pikë për pikë është përmbushur”.

Image

Ministrja Çitaku tha se ka qenë e befasuar nga letra e komisioneres për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, e cila ka zbehur shpresat se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të ndodhë gjatë këtij viti.

Malmstrom, e cila jep vulën e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, në përgjigjen deputetëve të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, thotë se “liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes”.

“Unë, të them të drejtën, u befasova pak nga një letër që komisonerja Cecilia Malmstrom iu kishte dërguar eurodeputeteve Fajon dhe Lunacek, të cilat kërkonin përshpejtimin e procesit. Malmstrom thotë aty se vizat do të hiqen kur të përmbushen kriteret. Unë publikisht e pyes atë, cili kriter konkretisht nuk është përmbushur?”

Ajo tha se do të dërgojë edhe një letër për të kërkuar sqarime.

Çitaku tha se Kosova nuk kërkon rrugë të shkurtër për të marrë liberalizimin as nuk kërkon që kjo të bëhet në formë të shpërblimit, për konstruktivitetin e treguar gjatë negociatave me Serbinë. “Ne liberalizimin e vizave dhe perspektivën konkrete evropiane e kërkojmë për shkak të përmbushjes së kritereve në terren... Kosova kërkon bashkëpunim me BE-në”.

Më tutje, ministrja kosovare e Integrimit Evropian ka theksuar se liberalizimi i vizave është më tepër vendim politik sesa përmbushja e kritereve të caktuara për Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Çitaku këtë e ka argumentuar me vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për disa shtete të Azisë dhe Amerikës Latine.
 
“Këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbinë, Perunë, vendet e Karikomit sërish bazuar në vendime politike, jo në udhërrëfyes apo përmbushje kriteresh teknike në fusha të ndryshme, që neve na janë diktuar. A është kjo fer ? Nuk është fer”, tha ajo.
 
Por, Çitaku ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Dhe kjo, e ka ndihmuar gjithsesi zhvillimin e vendit. 

Në ligjëratën “Rruga drejt Evropës” Çitaku tha se Kosova nuk është e gatshme të jetë anëtare e BE-së, por gjithsesi është e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). 

Ajo tha se MSA do ta ankorojë Kosovën drejt rrugës së saj të anëtarësimit në BE. “Nëse ju më pyesni mua sot a është Kosova sot e gatshme të jetë anëtare e BE-së, unë me plotë gojë them jo. Por, a është Kosova e gatshme të nënshkruaj marrëveshjen e MSA-së dhe të kalojë në fazën tjetër më të avancuar drejt anëtarësim. Absolutisht po”.

“Kosova është në fazën përfundimtare të negociatave për marrëveshjen e MSA-së. MSA do ta ankorojë Kosovën fuqishëm drejt rrugës së saj në anëtarësimin në BE”.

Ministrja Çitaku thotë se integrimi europain duhet të ndodhë në Kosovë sepse sipas saj ky proces nuk është thjesht negocim që zhvillohet në Bruksel apo gjetiu.

“Sot ne jemi para një epoke të re, epokës së integrimit evropian të Kosovës. Kosova fuqishëm beson se evropianizimi është mënyra e vetme për të ecur përpara në përmirësimin e standardit të jetës dhe mënyra e vetme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për të gjithë”.

“Procesi i anëtarësimit në BE ka sjellë një transformim të shpejt të marrëdhënieve shtet qytetarë, reformë të qëndrueshme të administratës dhe një cikël të zhvillimit ekonomik”.

“Integrimi evropian  i Kosovës nuk është proces negocimi që zhvillohet në Bruksel, por është proces i brendshëm transformimi. Integrimi evropian i Kosovës arrihet me punë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë e Skenderaj”, ka thënë mes tjerash, ministrja Çitaku, para studentëve të UBT-së.
 

***
Videoja mund të shkarkohet në kualitet më të lartë në https://vimeo.com/ekonomia/videos

Videot dhe materialet e tjera në këtë website mund të transmetohen
 në televizione dhe media të tjera, pas referimit të qartë të burimit
 - Ekonomia Online,
në përputhje me kushtet e përdorimit.

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
Sondazh

A e pėrkrahni formimin e Gjykatės Speciale?

  • Po
  • Jo
  • Nuk ka rrugėzgjidhje tjetėr

      Valuta
      • 1 EUR=

      • US Dollar1.0986 USD
      • Lekė141.0656 ALL
      • British Pound0.7099 GBP
      • Swiss Franc1.0356 CHF
      • Chinese Yuan Renminbi6.8363 CNY
      • Japan Yen133.6628 JPY