Oda e Mjekėve mban Kuvendin mė 17 tetor

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, shpalli të mërkurën, 17 tetorin datë të zgjedhjeve për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës. Agani, në një konferencë për gazetarë, e quajti themelimin e Odës së Mjekëve të Kosovës një ditë historike pasi po vjen koha kur profesioni mjekësor do të marrë fatin në duart e tij dhe do të avancojë dukshëm edhe raportet brenda komunitetit të mjekëve dhe ato ndërmjet tyre dhe pacientëve.

“Oda e Mjekëve është organi përfaqësues i mjekëve të Kosovës, i cili që nga konstituimi, pas zgjedhjeve, do të marrë përgjegjësit sa i përket zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mjekëve, regjistrimit dhe licencimi të tyre, shkollimit specialistik, zgjidhjet e çështjeve të ndryshme etike dhe profesionale dhe në këtë mënyrë do të shënon një ditë ku profesioni mjekësor do të merr fatin në duart e tij dhe do të avancojë dukshëm edhe raportet brenda komunitetit të mjekëve dhe ato ndërmjet tyre dhe pacientëve”, tha Agani .

Ai tha se është themeluar edhe komisioni zgjedhor i përberë nga 5 anëtarë dhe 5 të tjerë zëvendës të tyre, të cilët do të merren me procesin e zgjedhjeve dhe është nënshkruar edhe statuti përkohshëm të Odës së Mjekëve si dhe rregulloren e kandidimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit të mjekëve.

“Në tërë periudhën e pasluftës çështjet që kanë të bëjnë me aspektin profesional të mjekëve të Kosovës i ka kryer Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet katër bordeve (bordi për licencim, ai për shkollim specialistik, për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe bordi për çështje etike profesionale), pas themelimit të Kuvendit të Odës së Mjekëve, përgjegjësia do të jetë në duart e mjekëve e jo në dorë të politikës”, theksoi Agani.

Ministri Agani tha se Oda mund të marrë masa nëse ndonjë mjek bën shkelje etike apo profesionale dhe të procedojë lëndë në gjykatë.

“Me organet që do të dalin nga zgjedhjet, zëri i mjekëve do të jetë më i artikuluar dhe mënyra e adresimit do të jetë më e qartë”, u shpreh Agani.

Mjeku Hysni Bajrami, udhëheqës i procesit të konstituimit të Odës së Profesionistëve Shëndetësor, tha se nga me themelimin e Odës së Mjekëve kompetencat që i ka pasur Ministria e Shëndetësisë do të kalojnë në këtë institucion.

“Besoj se do të kemi një proces të drejtë, kemi krijuar standarde dhe procedura që janë të pranueshme dhe gjithëpërfshirëse si në aspektin profesional dhe në atë gjeografik me standard të larta zgjedhore”, tha Bajrami.

Ai tha se nga e mërkura do të fillojë edhe procesi zgjedhor dhe Kuvendi i Odës së Mjekëve do të përbëhet nga 100 deri në 110 anëtarë.

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
Sondazh

      Valuta
      • 1 EUR=

      • US Dollar1.2832 USD
      • Lekė140.2103 ALL
      • British Pound0.785 GBP
      • Swiss Franc1.2071 CHF
      • Chinese Yuan Renminbi7.8792 CNY
      • Japan Yen139.6695 JPY