Situata e biznesit e pėrkeqėsuar nė kėtė tremujor

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka prezantuar sot të gjeturat mbi klimën e bizneseve për tremujorin e katërt të 2013-ës. Sipas barometrit, gjendja vlerësohet të jetë përkeqësuar krahasuar me tremujorin e tretë te vitit 2013.

Rënia është vërejtur tek të gjithë sektorët, por më e thelluar tek tregtia me pakicë. Pengesë kryesore mbetet mungesa e financave.

Realizimi i këtij barometri mbështetet nga qeveria gjermane, përmes organizatës GIZ.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se një indikator i këtillë aplikohet nga më se 100 vende të botës, të cilat pastaj orientojnë politikat e tyre ekonomike nga rezultatet e këtij indikatori.

“Kosovës i mungojnë të dhënat mbi trendet ekonomike, andaj qëllimi i OEK-ut është që përmes këtij indikatori t’i ndihmojmë vendit në orientim të politikave dhe në identifikimin e problemeve të biznesit dhe aspektin e punësimit”, tha Gërxhaliu.

Image

Ekrem Hyseni, përfaqësues i organizatës gjermane GIZ, u shpreh që këtij projekti i kanë dhënë rëndësi të veçantë. “Përmes këtij barometri, në tremujorin e katërt të 2013-ës, kemi mundësi të shohim se si ka qenë gjendja reale e bizneseve, vlerësimi dhe pritjet e tyre”, u shpreh Hyseni.

Berat Rukiqi, këshilltar strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës, duke prezantuar të gjeturat tha se këto të dhëna janë të krahasueshme me të dhënat dhe statistikat e vendeve të Bashkimit Evropian. 

Po ashtu, Rukiqi përmendi që këto të dhëna tashmë janë pjesë e raporteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si të dhëna të besueshme që vijnë nga sektori privat. 

Image

Të gjeturat kryesore në këtë tremujor janë si vijon:

  • Situata aktuale e bizneseve është përkeqësuar në tremujorin e katërt të vitit 2013;
  • Rënia është vërejtur tek të gjithë sektorët, por më e thelluar tek tregtia me pakicë; Megjithatë, pritjet për të ardhmen janë më optimiste në krahasim me tremujorët e kaluar;
  • Pengesë kryesore mbetet mungesa e financave (një e pesta e bizneseve kanë theksuar se është pengesë);
  • Indikatori i konferencës është përkeqësuar në tremujorin e katërt.

Oda Ekonomike vlerësoi që është e nevojshme të bëhet financimi i bizneseve përmes projekteve të ndryshme dhe njëherësh u cilësua si nismë mjaftë e mirë iniciativa për themelimin e fondit zhvillimor dhe u rekomandua që të bëhet orientimi i investimeve jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në aspektin e mbështetjes së bizneseve përmes stimulimeve fiskale, përfshirë edhe “pushimet” nga taksat.

(Lexo të plotë Indikatori matës i tendencës në biznes: Tremujori i katërt i vitit 2013)

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
Sondazh

      Valuta
      • 1 EUR=

      • US Dollar1.267 USD
      • Lekė139.0816 ALL
      • British Pound0.7875 GBP
      • Swiss Franc1.2062 CHF
      • Chinese Yuan Renminbi7.7504 CNY
      • Japan Yen137.0165 JPY