Ngjarjet e ditës: 7 shtator 2021

  • 10:00

    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe administratorja Fidelma Donlon mbajnë konferencë për medie për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D)  do të lansojë punimin “Kostoja e pabarazisë: Financimi i fushatës zgjedhore së grave kandidate”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqet e Facebookut të D4D dhe EkonomiaOnline.

  • 10:00

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizojnë tryezë me temë “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus”. (Objekti i OEAK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) prezanton të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor – 15 gusht, 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave për angazhimin e praktikantëve bazuar në bashkëpunimin e UNICEF dhe Rrjetit CSR Kosova, të financuar nga projekti Kosovo Generation Unlimitet në bizneset përfituese nga ministria e Zhvillimit Rajonal. (Ish-objekti i Rilindjes, amfiteatri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në shenjë respekti për sakrificën dhe aktin  deputetëve të cilët më 7 shtator 1990 në Kaçanik, e shpallën Deklaratën Kushtetuese, organizojnë orë letrare. (Platoja e Teatrit Kombëtar, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

  • 16:30-17:00

    Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie, pastaj zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 18.15-19:00

    Kombëtarja e Spanjës mban konferencë për medie, pastaj zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv