Ngjarjet e ditës: 16 mars 2022

  • 09:30

    Në kuadër të Javës së Frankofonisë mbahet konferenca “Valorizmi i ndërsjellë i larmisë kulturore. (Autostrada Hangar,Prizren)

  • 10:00

    Vazhdimi i Seancës plenare për Propozim-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizatat e shoqërisë civile KDI, D4D, D+, FOL dhe Çohu mbajnë konferencë për media lidhur me shqyrtimin e projektligjit për financimin e subjekteve politike. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 210-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma ZOOM)

  • 10:00

    Vazhdon dita e dytë e konferencës “Në mbrojtje të demokracisë: Gjithëpërfshirja ka rëndësi”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me rastin e Javës së Gruas. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:30

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) e Maqedonisë së Veriut, organizojnë Forumin Konsultativ IPA II, programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe prioritetet tematike. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet libri “Sovraniteti versus Integriteti” i autorit Arben Çejku. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB)

  • 16:00

    Shtëpia e Evropës në Kosovë hap ekspozitën “Konceptimi simbolist i peizazheve”, të piktores Milica Miletiq. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)

Kalendari Arkiv