Ngjarjet e ditës: 24 prill 2023

  • 09:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon konferencën e parë STEMinists, e cila mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizohet tryeza e rrumbullakët me temën: “Studimet duale model i edukimit universitar, sfidat e harmonizimit me pritshmërinë e tregut të punës”. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës)

  • 10:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizon panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor. (AShAK)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite pikat nga seancat e papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Merr pjesë edhe kryeminsitri Albin Kurti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike organizon tryezën e rrumbullakët në kuadër të Javës së Imunizimit. Merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Swiss Diamond”) 

  • 12:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ngjarjen e organizuar nga MFPT  me përfitues nga komunitetet joshumicë të programit “Kosova Generation Unlimited” – praktikë me pagesë. (Hotel Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Përurohet libri poetik “Akullorja në shi” te poetes dhe profesoreshës Bedrie Bajokut. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”)

Kalendari Arkiv