Ngjarjet e ditës: 25 shtator 2023

  • 10:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të pakos së moduleve për mbrojtjen e fëmijëve. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia për Informim dhe Privatësi  (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, organizon aktivitetet e Javës së Informimit me moton “Bashkë ta forcojmë transparencën”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C 301) ***Kjo ngjarje anulohet.

     

  • 11:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban tryezën për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit. (“ONIX SPA Thermal Resort”, Banjë e Pejës)

  • 11:00

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje miraton planin e veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 11:00

    Kolegji “Pjetër Budi”, mban konferencën “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e industrisë së Doganave dhe Shpedicionit”, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 12:30

    Me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative. Merrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare të UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Bëhet prezantimi i armatimit që është sekuestruar në Manastirin e Banjskës. (Kampi “Enver Zymber”, Mitrovicë e jugut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri të vendit, varroset në vendin e tij të lindjes. (Samadrexhë, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv