Ngjarjet e ditës: 16 prill 2024

  • 08:15

    Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel “Emerald”) 

  • 09:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë  në iniciativën “Thinking of you”, organizuar nga Alketa Xhafa Mripa. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30 - 16:00

    Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Lansohet kampanja ‘Per Shnet’ në ndihmë të fëmijëve me kancer nga Chameleon, Digital Printing House dhe dizajnerja e modës Drenusha Xharra. (Hotel “Sheraton”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Mbahet edicioni i 20-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë. (Salla 1 Tetori, Prishtinë) 

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në Projektligjin pёr Provimin e Maturës Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban tryezë diskutimi me temën: “Shëndeti Oral, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) 

  •  10:00

    Lëvizja FOL organizon konferencën rajonale me temën, “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve (EIP)”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtina) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në përvjetorin e rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj e Luan Nimanaj, Komuna e Deçanit, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve organizojnë homazhe te Kompleksi Memorial në Gllogjan. (Kompleksi Memorial në Gllogjan)

  • 11:00

    Swisscontact – Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – (PPSE) mban takim me banorë të fshatit Leshan të Pejës. Merr pjesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Leshan, Pejë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Partia Socialdemokrate (PSD), mban aksion simbolik. (Oborri i Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Të ftuar: përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Anëtaret e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë tjerë të shoqërisë civile, protestojnë pas vrasjes së grave në Ferizaj dhe Pejë. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:45

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv