Ngjarjet e ditës: 16 nëntor 2022

  • 09:30

    Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbanë konferencë ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 09:45

    Ministria e Shëndetësisë (MSh) mban konferencë për medie për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. Marrin pjesë Dafina Gexha-Bunjaku, u.d. e ministres së Shëndetësisë; Lul Raka nga IKShPK; Oleksandr Martynenko, Zyra e OBSH-së në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?” Marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; zv.kryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi etj. (Shtëpia e Evropës, rr. e UÇK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 10:00

    Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën me bashkëmoshatarët rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, Viti)

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 12:00

    Parlamenti Studentor e dorëzon në Rektorat kërkesën për themelimin e rregullores së re e cila parasheh trajtimin e rasteve të dyshuara për plagjiaturë, kurse nga ora 11:20 mban konferencë për medie. (Para Rektoratit të UP-së)

  • 12:00

    Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 12:00

    Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Salla e Asamblesë, Kaçanik)

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i Pagave”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S1) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për medie, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i një kandidati për rektor për plagjiaturë. (Para Rektoratit të UP-së)

  • 14:00

    Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton shkollat “Xhevdet Doda” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë. (Prishtinë)

  • 14:00

    Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Han të Elezit)

  • 14:30

    Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve mbijnë konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i Bibliotekës në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët Nazim Hikmet në Doberçan” të mbështetur nga ana e Agjencis Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). (Shkollla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Nazim Hikmet”, Dobërçan)

  • 18:30

    Ambasada e Francës, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës dhe Belgjikës, si dhe Aleancën Franceze, organizojnë edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv