Ngjarjet e ditës: 8 prill 2024

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për medie për të njoftuar lidhur me ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare, dhe Banesave në Kosovë. (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Saliu”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-14:00

    Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës së Kushtetutës. (Gjykata Kushtetuese) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca e kolegjit në rastin ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit. (Gjykata e Apelit) 

  • 11:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; Projektligjin për mbrojtje nga zjarri; Projektligjin për letërnjoftimin etj. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup organizon homazh. Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, dhe kryetari i Hanit të Elezit. (Qendra Memoriale “Bllaca ‘99” Hani i Elezit)

  • 11:00

    Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, organizojnë konferencën “Shëndeti im, e drejta ime”. (Amfiteatri, IKShPK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temën “Tri Vite Qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë?” (GLPS, rr. “Rexhep Luci”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Parlamentar për Media mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. (Salla e Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 13:00

    Për nder të Ditës së Kushtetutës, YIHR KS do të mbajë një aksion para Kuvendit të Kosovës. (Para ndërtesës së Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 13:30

    Lansohet platforma “KosovaDiplo365”, një nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38) ***Mbulohet me kamerë nga EO. 

Kalendari Arkiv