Ngjarjet e ditës: 3 mars 2023

  • 08:30

    Pas grevës, nga punëtorët teknikë të 6 shkollave në komunën e Prishtinës, kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë. (Kuvendi, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për media me ç’rast prezanton lansimin e data bazës së re dhe rezultatet e procesit të aplikimit të subvencioneve që ka bërë ministria. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, Fushë-Kosovë)

  • 11:00

    Prishtina REA, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, dhe projektin “Digital Creative Solution HUB in Mitrovica”, organizojnë ngjarjen e certifikimit të ndjekësve të trainimeve nga tri modulet: IT Essentials, Video Postproduction dhe Printimi Digjital e Disenji. (Qendra Rinore “Diakonia”, Mitrovicë)

  • 11:00

    Rreth 40 agjenci turistike kombëtare nga Republika e Turqisë, të njohura me emrin “Türsab”, të cilat janë të njohura në Evropë për sjelljen e turistëve me organizimin e turneve turistike vizitojnë Prizrenin. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

  • 12:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. (Kuvendi i Kosovës, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet tryezë diskutimi “Roli i shoqërisë civile pas viteve 2000” si dhe shpallet vullnetari i vitit 2022. (Galeria e Arteve, Ferizaj)

  • 15:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv