Ngjarjet e ditës: 6 mars 2024

  • 08:45 - 09:10

    Komuna e Prishtinës organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani (08:45) dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti (Velani/ Sheshi “Zahir Pajaziti”)

  • 09:00

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me shoqatat e luftës së UÇK-së, bëjnë homazhe përkujtimore në Kompleksin e Dëshmorëve në Bletajë si dhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Bletajë/ Prekaz***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komuna e Skenderajt organizon homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së. (Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari”, Prekaz) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Skënderajt organizon ceremoninë e zbulimit të busteve të Sala e Hamit Jasharit. (Prekaz, Skenderaj)

  • 10:00

    Instituti INDEP, në bashkëpunim me Këshillin e Zhvillimit të Qëndrueshëm, organizon edicionin e tretë të Forumit të OZhQ-ve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Drejtorja e misionit të USAID-it, Ajlin Devit, do të flasë në ngjarjen “Rinia Përpara – Festojmë Fuqizimin e të Rinjve”. (Klan Arena, Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë; si dhe voton Raportet vjetore financiare të Këshillit Gjyqësor, të Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe Autoritetit të Konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, C203) 

  • 11:00

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) publikon Raportin e parë të Monitorimit “Karta e Vlerësimit – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?” (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 11:00

    Komuna e Skenderajt organizon homazhe përkujtimore në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. (Marinë, Skënderaj)

  • 11:10

    Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) mban ceremoninë e dorëzimit të ultrazërit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Dragashit. (Dragash)

  • 11:30

    Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 11-vjetorin e themelimit, me ç’rast do të përurohet edhe kampusi universitar. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza etj. (Universiteti “Isa Boletini”, Amfiteatri A1) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komuna e Skenderajt dhe shoqatat e dala nga lufta organizojnë ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në Tushilë.  (Tushilë, Skenderaj)

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde dhe drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani, vizitojnë laboratorin gjerman “Dr. Limbach”, pjesë e Rrjetit më të madh Gjerman të laboratoreve mjekësore në Europë, që ka filluar aktivitetin në Kosovë vitin e kaluar. (Laboratori “Dr. Limbach”, lagjja Kalabria tek kompleksi “Riera”)

  • 15:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Jürg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë. (Prishtinë) 

  • 18:00

    Hapet ekspozita “Cilësia e ajrit përmes fotografisë”. Marrin pjesë Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë; Nona Zicherman, shefe e Zyrës në UNICEF në Kosovë etj.  (Termokiss, rr. “Ilaz Kodra”)

  • 20:00

    Mbahet takimi i poezisë feministe “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”. Mysafire e këtij edicioni është poetja Vjollca Bajraj. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv