Ngjarjet e ditës: 5 prill 2024

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë dhe ‘Action for Health”, me rastin i Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prillit, organizojnë konferencën me temën “Shëndeti im, e drejta ime”. (Ndërtesa e Qeverisë, P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton planin e punës së komisionit. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë pyetjet parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, organizon ceremoninë për ndarjen e granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ. (Objekti i Qeverisë, P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) fton mediet t’i bashkohen ekipit të Regjistrimit të Popullsisë në terren. (Lagja Emshir, afër hotelit “Garden”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë, mban punimet e Kongresit të II-të Ndërkombëtar të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv