Ngjarjet e ditës: 11 prill 2024

  • 09:00

    Mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu (Gjykata Themelore Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim homologun e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, i cili viziton Kosovën në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së. Mediat mund të marrin pamje nga hyrja/pritja e delegacionit para objektit të MPJD-së. (Objekti i MPJD-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e 324-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Zyrat e KGjK-së) 

  • 10:00

    Mbahet takimi i 246-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, kati VI)

  • 10:30

    Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me amendamente i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja Feministe Studentore organizon protestë me kërkesën për largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmime seksuale të studentëve. (Ndërtesa e Rektoratit) 

  • 12:00

    Nën patronatin e Presidencës organizohet Ora letrare: “Shqipet e Mërgatës”, organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Agim Ramadani. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas. Marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Kazerma e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, Prizren) ***Kjo ngjarje është anuluar.

  • 15:30

    Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Prishtinë, mban konferencë për media. (Komuna e Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 17:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, Ian Borg, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

Kalendari Arkiv