Ngjarjet e ditës: 24 shtator 2022

  • 10:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës. Marrin pjesë kryetari Memli Krasniqi dhe zyrtare e zyrtarë nga të gjitha strukturat e PDK-së në nivel të Kosovës. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj… (Hotel Dukagjini në Pejë)

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan)

  • 12:00

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF bën prezantimin e instilacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake, Prizren)

Kalendari Arkiv