Ngjarjet e ditës: 27 prill 2024

  • 10:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën nderime te memoriali për të Pagjeturit. (Para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë organizon homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. ( Para Kuvendit të Republikës së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:00

    Në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Lëvizja Vetëvendosje organizon këto aktivitete:

    10:00 – Homazhe pran përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
    Vendi: Para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    10:15 – Homazhe te parku memorial i të zhdukurve me dhunë nga Serbia.

    Vendi: Parku Memorial përballë Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë.

    12:00 – Homazhe te memoriali në Mejë.
    Vendi: Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë.

  • 12:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Meje, Gjakovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:20

    Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë organizon  tubim përkujtimor  (Kompleksi Memorial në Mejë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv