Ngjarjet e ditës: 5 qershor 2023

  • 09:00

    Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit organizon akademinë përkujtimore për heroin e kombit Naser Veli Krasniqi. (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit)

  • 09:00

    Mbahet shkolla verore me temën “Kujdesi digjital shëndetësor dhe mirëqenia: Aplikimi i Shëndetit dhe teknologjive ndihmëse”. (Kolegji “Heimerer”, Prishtinë)

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Komunën e Lipjan. (Shkolla “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me institucione tjera shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Komunën e Rahovecit. (Rruga Tafil Zymberaj, Rahovec)

  • 10:45

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizon një diskutim lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediet. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet ceremonia solemne e vendosjes se gurthemelit të xhamisë së re në Kodrën e Trimave në Prishtinë. (Afër shkollës “Hilmi Rakovica”)

  • 18:00

    Mbahet hapja zyrtare e Javës së Krenarisë nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Në prani të ambasadorit italian, Antonello De Riu dhe komandantit të KFOR-it, gjeneral i divizionit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia, zhvillohet ceremonia për 209 vjetorin e themelimit të Armatës së Karabinierëve. (Baza e karabinierëve në MSU, Prishtinë)

  • 20:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Shfaqet komedia “Gënjeshtari”, me autor Carlo Goldon dhe regji të Ilir Bokshit. (Teatri “Adriana Abdullau”, Ferizaj)

Kalendari Arkiv