Ngjarjet e ditës: 5 nëntor 2022

  • 09:30

    Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, bëhen homazhe te varri i tij. (Zllatar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:45

    Trailblazer Community Kosova dhe Leadership Development Association Balkan organizojnë konferencën amerikane DREAMin’ Kosovo 2022, e cila trajton temat e Inovacionit dhe Teknologjisë Globale. (Administrata Qendrore, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Federata e Pingpongut organizon turneu TOP 8 i U11. (SHFMU “Tefik Çanga”, në Ferizaj)

  • 11:00

    Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, dhurohet gjak. (Selia e Vetëvendosjes, Prishtinë)

  • 11:00

    Bëhet promovimi i monografisë “Mes luftës e paqes”, dokumentim i punës 32-vjeçare të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, në Zvicër. (Qendra “Bogdani Polis”, te Katedralja “Shën Nënë Tereza“, në Prishtinë)

  • 11:15

    Platforma për verifikim të fakteve hibrid.info prezanton raportet mujore lidhur me gjendjen e keqinformimit në Kosovë, kur paraqiten trendet më aktuale mbi zhvillimet e fundit politike, si ato që përshkruajnë raportet Kosovë-Serbi, grevën e BSPKS-së, liberalizimin e vizave, etj. (Fakulteti i Filologjisë, UP) ***Kjo ngjarje anulohet

  • 12:00

    Mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Këshilli Kombëtar Shkencor i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” mban konferencë për medie, për të diskutuar në lidhje me problemet e gjuhësisë kompjuterike, si dhe për digjitalizimin e gjuhës shqipe në përgjithësi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 14:00

    Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mbahet diskutimi “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)

  • 14:00

    Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, takon përfaqësuesit e “American Advising Center”, qendër zyrtare e rrjetit EducationUSA Kosovo themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 16:00

    Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, që është në kalendarin zyrtar të EUBC dhe IBA. (Palestra e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë)

  • 17:00

    Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mbahet diskutimi “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”. (Zyra e VV-së, Pejë)

  • 20:00

    Mbahet ceremonia e shfaqjes së premierës së dokumentarit “I arti i Prishtinës” që i kushtohet jetës dhe veprës së ish-futbollistit, e më vonë edhe trajnerit të futbollit Abdyl Bellopoja. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv