Ngjarjet e ditës: 27 prill 2023

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 09:30

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, e pret në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 10:15

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në lansimin e Sistemit Informativ të Kosovës për kërkime shkencore, platformë kjo për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore, e mbështetur nga HERAS Plus dhe ResearchCult. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë)

  • 11:30

    Hapja e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 11:30

    Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll”, Prizren)

  • 12:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

  • 12:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” prezanton dokumentarin për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”, me rastin e Ditës Kombëtare të të pagjeturve. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) promovon romanin e Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”. (Lokalet e LSHK-së, rr. “Jashar Salihu”, Prishtinë)

  • 15:00

    Në kuadër të Javës “Vajzat në TIK”, prof. Besnik Krasniqi mban ligjëratën “Ndërmarrësia si zgjedhje e karrierës”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 15:00

    Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë)

  • 17:30

    “Evolution Dance” organizon një program kulturor me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 20:00

    Jepet shfaqja teatrore “Babai dhe Babai”. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe “Integra”, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

Kalendari Arkiv