Ngjarjet e ditës: 03 prill 2024

  • 08:00 - 16:00

    Studentet aktiviste bashkë me Lëvizjen Feministe Studentore, protestojnë duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit të Etikës. (Para Rektoratit të UP-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbanë dëgjim publik mbi sfidat në zbatim të legjislacionit nga institucionet ligjzbatuese dhe ndërmarrjet publike në sektorin e shërbimeve të ujit. Dëgjimi është i mbyllur. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) 

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime të Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimi e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Takimet kulturore “PENA E DRITËS”, në takimin e saj të dytë, organizon promovimin e kryeveprës së historianit të mirënjohur Romeo Gurakuqi, “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939-1946”. (Biblioteka “Ernest Koliqi” në Prishtnë)

Kalendari Arkiv