Ngjarjet e ditës: 18 prill 2023

  • 09:00

    Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 09:45

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. (Rruga “Arbënor e Astrit Dehari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Riinvest mban diskutim rreth Draftprogramit kombëtar të shkencës 2023-2028. (Instituti “Riinvest”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet forumi me temë “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër”.  Merr pjesë Aleksander Jabllanoviq – kryetar i Partisë serbe të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 12:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 13:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec. (Fshati Marec) 

  • 13:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makoc. (Fshati Makoc) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv