Ngjarjet e ditës: 14 mars 2022

  • 09:00

    Komisioni i posaçëm shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Deklarata përmbyllëse në rastin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë)

  • 10:00

    Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe Kërkesën për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Pronari i qendrës “Plus Market” nga Ferizaj mban konferencë për medie, në lidhje me një vendim të gjykatës që lejon importin e “Coca Colës” nga Serbia, ndërsa atyre iu është bllokuar nga DPI (Departamenti i Pronës Intelektuale) një kamion me këtë pije nga Shqipëria. (Terminali Holandez në Prizre

  • 11:00

    Inaugurohet Instituti i trajnimit profesional KTC dhe qendrës së tij të resurseve franceze për gastronominë. (Instituti i Aftësimit profesional KTC në Fushë-Kosovë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për turizmin. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Prokurori i Shtetit organizon konferencë të jashtëzakonshme lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit. Marrin pjesë përfaqësues nga Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, rr.”Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Kolegjin AAB organizojmë konferencën “Diplomacia e Sportit”. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)

  • 15:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mban sesion informues mbi punën përgatitore për raportin e radhës për Kosovën. (Platforma Zoom)

  • 17:00

    Shoqata Kulturore “Iliria”, Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojnë simpoziumin me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Amfiteatri i Madh, Biblioteka Kombëtare)

  • 19:00

    Hapet ekspozita me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)

Kalendari Arkiv