Ngjarjet e ditës: 12 nëntor 2021

  • 09:00

    Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti  shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencën e rregullt për medie. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi mban takim me Organizatat e Shoqërisë Civile. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    SBASHK mban takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve. (Selia e SBAShK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    AAK-ja mban tubim përmbyllës në Junik. Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Restaurant “Gjeravica”, Junik)

  • 17:00

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26. (Përballë ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    PDK-ja mban tubim përmbyllës në Has. Merr pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës “Reshat çoçaj”, Gjonaj)

  • 17:00

    Kryetari i degës së LDK-së dhe i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban takimin përmbyllës elektoral. (Sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”)

  • 18:00

    Kombëtarja e Kosovës mban stërvitje. (Studimi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 18:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prizren. (Sheshi i Lidhjes)

  • 18:00

    AAK-ja mban tubim përmbyllës në Gjakovë. Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Parku i madh i qytetit, Gjakovë)

  • 19:00

    PDK-ja mban tubim përmbyllës në Prizren. Merr pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Parku i Qytetit, Prizren)

  • 19:00

    AAK-ja mban tubim përmbyllës në Istog. Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Shesh i Istogut)

  • 20:00

    AAK-ja mban tubim përmbyllës në Rahovec.Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës, Xërxë-Rahovec)

Kalendari Arkiv