Ngjarjet e ditës: 26 qershor 2023

  • 08:30

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të shpalosin planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:50

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Zyra e presidentes/ Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 231-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

     

  • 10:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja për Demokraci mban aktivitet simbolik para zyrës së BE-së, për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian në lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia në territorin e Kosovës. (Para zyrës së BE-së në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:50

    Guvernatorja e shtetit amerikan të Iowas, Kim Reynolds takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” organizon një konferencë me rastin e Ditës kundër Drogave dhe Javën kundër Alkoolit, që synon të theksojë rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për rrezikun që sjell përdorimi i drogave dhe alkoolit në shoqëri. (Biblioteka e gjimnazit, Drenas)

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e varrimit të Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir, që humbën jetën nga vërshimet në qytetin e Pejës. (Varrezat e qytetit, Pejë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, takohet me përfaqësues nga Oda Amerikane. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv