Ngjarjet e ditës: 10 shkurt 2022

  • 09:00

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, do të pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. (Ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:15

    Me rastin e 15-vjetorit të protestës së vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje organizon homazhe te varri i Mon Balajt. (Varrezat e qytetit, Podujevë)

     

     

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi merr pjesë në takimin ku do të bëhet prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese. (Hotel “Prishtina Internacional”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pritet në takim nga shefi i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla. (Ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë)**Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, mban konferencë për shtyp, në lidhje me patentimin që ka bërë Dr. Enver Hoxha – i pari në lëminë e mjekësisë në Kosovë. (Zyrat e Odës së Mjekëve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane – deshifrimi dhe përkthimi i tyre”, regjioni i Anamoravës, i autorit Dr. Selim Selimi. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 11:30

    Me rastin e 15-vjetorit të protestës së 10 shkurtit, aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te varri i Arben Xheladini. (Varrezat e Qytetit në Prishtinë) 

     

  • 12:00

    Me rastin e 15-vjetorit të protestës së 10 shkurtit, Vetëvendosje bëjnë nderime te pllaka përkujtimore. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Hapet pika mobile e vaksinimit kundër COVID-19. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të pritet në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (Kryeministria) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 14:00

    Policia e Kosovës organizon konferencë, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor. Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. (Stacioni policor, “Qendra”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndanë medalje presidenciale familjarëve të aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladinin. (Zyra e Presidencës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30

    “ETEA” organizon dialog socio-kulturor – Nature vs. Nurture – Çka e përcakton mësimnxënien? (Qendra “Libart”, biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Dardani) 

Kalendari Arkiv