Ngjarjet e ditës: 3 tetor 2022

  • 09:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Nisin punimet në ndërtimin e çerdhes në fshatin Shalë të Lipjanit. (SLM “Shaqir Hoxha”, Lipjan)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini – Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu – Drejtor i Sawe the Children për Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal, Gjakovë)

  • 11:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00 - 12:00

    Komuna e Lipjanit përuron dy çerdhet e reja në Sllovi në ora 11:00 dhe në Gadime në ora 12:00.

  • 12:30

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, viziton ShFMU “Mati Logoreci”. (Prizren)

  • 15:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Tajlandës (rezident në Hungari), Nipon Petchpornprapas. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Kryeqyteti ndez dritat e Sahat Kullës – Kryetari Rama me bashkëpunëtorë përurojnë hapjen e Sahat Kullës ( Sahat Kullës, Prishtinë)

Kalendari Arkiv