Ngjarjet e ditës: 17 korrik 2022

  • 10:00

    Ceremonia hapëse e konferencës ndërkombëtare DebConf22, e cila mbahet për herë të parë në
    Kosovë dhe promovon vendin si destinacion të teknologjisë. Përmbyllet më datë 24 korrik 2022. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

  • 14:00

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie, në të cilën flasin kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i LV-së, Albin Kurti, sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për Qendra, Valon Hoti. (Selia VV-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00/ 19:00

    Mbahen ndeshjet finale të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022.

    17:00 – Universiteti Kombëtar i Sporteve, Kore – Universiteti Castilla – La Mancha, Spanjë – Femrat
    19:00 – Universiteti Kombëtar i KANGWON-it, Kore – Universiteti i Prishtinës, Kosovë – Meshkujt (Palestra “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 21:00

    Parapremiera-Shfaqja “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” (Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”)

Kalendari Arkiv