Ngjarjet e ditës: 14 qershor 2023

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pret mysafirë për nderë të Ditës së Çlirimit. (Komuna e Rahovecit)

  • 10:00

    Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Kujtim Shala raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) prezanton të arriturat e projektit “Avancimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë” përkitazi me mbështetjen ofruar institucioneve relevante në avancimin e kornizës politikëbërëse të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin efikas të tyre. (Selia e IOM, Lidhja e Pejës, Prishtinë)

  • 10:00

    Në nderim të ditës së çlirimit të Drenasit hapet ekspozita “Para Mesnatës” e artistit Gazmend Buzhala. (Holli i Sallës së Kulturës, Drenas)

  • 10:00

    Për nderë të ditës së Çlirimit të Gjakovës do të bëhen homazhe të Lapidari “Shokët e Lirisë” (Gjakovë)

  • 10:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës hap ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

  • 10:30

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 11:00 - 16:00

    Mbahet mbledhja e nëntë me radhë e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Agjenda:

    11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

    12:40 – Fotoja e përbashkët.

    12:45 – Nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”.

    13:15 – Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

    13:45 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.

    14:00 – Dreka zyrtare.

    16:00 – Takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare. ***Kjo ngjarje anulohet.

  • 11:00

    Komuna e Lipjani organizon Akademi Përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve. Merr pjesë kryetari Imri Ahmeti. (Objekti i ri i Komunës, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne në shënim të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi Komunal)

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne në shënim të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi Komunal)

  • 11:00

    Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës organizohet ndeshje sportive-Jakova Rugby Club. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi”)

  • 11:05

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e pret në takim presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Parlamenti Evropian, Strasburg) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:20

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbajnë konferencë për medie. (Parlamenti Evropian, Strasburg) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i adresohet Parlamentit Evropian. (Parlamenti Evropian, Strasburg) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)

  • 13:00

    OJQ “Aktiv”, në bashkëpunim me OJQ “ACDC”, bënë prezantimin e raportit, me titull “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 16:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë. (Selia qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Policia e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshëm lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues​. (Stacioni policor “Qendra”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë pas mbledhjes së Kryesisë. (Selia qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës ‘Në Pah’ nga Dashnor Ajeti, i përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentim në Kosovë)

  • 17:00

    Klubi i boksit “Kastrioti organizon turneun  tradicional të boksit ” Dita e Çlirimit të Obiliqit”. (Sheshi “Dëshmorët e Kombit”, Obiliq)

  • 18:00

    Për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit organizohet turne në shah nga pensionistët. (Fshati Ratkoc)

  • 20:00

    Për nderë të Ditës së Çlirimit të Rahovecit organizohet mbrëmje muzikore. (Rahovec)

  • 20:00

    Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të ketë performancë muzikore nga Pëllumb Vula. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”)

  • 20:30

    Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të shfaqet filmi “Mountain” (Parku Kombëtar “Ali Podrimja”)

  • 21:30

    Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjakovës do të ketë performancë muzikore nga Grupi Ashikët. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”)

Kalendari Arkiv