Ngjarjet e ditës: 31 tetor 2022

  • 10:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Tendencat për politizim të KPMShCK”, i cili analizon Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit “Kosova dhe standardet evropiane në fushën e mjedisit – Sa garantohet e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje në çështje mjedisore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 11:00

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon raportin për praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 për nëntë komuna të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet përurimi i shkollës fillore “Drita’’ në fshatin Gramaçel, komuna e Deçanit. (Gramaçel, Deçan)

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e dorëzim pranimit të pajisjeve rekreative për Shtëpinë e të Moshuarve, donacion ky nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare ASB për Komunën e Rahovecit. (Shtëpia e e të Moshuarve)

  • 13:15

    Gjykata Themelore në Gjilan shpall aktgjykimin ndaj të pandehurit B. R., i cili akuzohet për kryerjen e dy veprave penale: vrasje e rëndë dhe përdorimi i armës. (Objekti i Gjykatës Themelor, Gjilan)

  • 14:00

    ORCA mban aksion simbolik. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv