Ngjarjet e ditës: 12 qershor 2023

  • 08:30

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova. (Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 08:40

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Mbahet mbledhja e 310-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGjK. (Zyrat e KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

  • 09:30

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz)

  • 10:00

    Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) organizon sesion informues për mundësitë që iu ofrohen grave në bujqësi. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Premium Park”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata Plus Kult organizon hapjen e ekspozitës me piktura të autorit Idriz Berisha – Xhixhi. (Shtëpia e Kulturës në Fushë-Kosovë)

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë)

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media me rastin e hapjes së Javës Olimpike 2023. (Zyrat e KOK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Bëhet zbulimi i shtatorës së dëshmorit të kombit Ramadan Rexhepi. (Sheshi “Ramadan Rexhepi”, Ferizaj)

  • 11:00

    Hapet ekspozita personale e Bedri Haziraj e cila ju dedikohet të pagjeturve. (Biblioteka Kombëtare)

  • 11:00

    Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban seancë. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, Prizren)

  • 12:00

    Shoqata Intelektualëve Jakova-Gjakovë dhe Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art-Tetovë, organizojnë tryezë tematike “Gjakova dhe Tetova”. (Biblioteka në Gjakovë)

  • 12:30

    Mbahet performanca nga orkestra e FSK-së me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

  • 12:30

    Mbahet minimaratona e vrapimit “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Sheshi kryesor, Ferizaj)

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Spitalin e Pediatrisë në QKUK, me rastin e përurimit të rezonancës në këtë spital. (Spitali i Pediatrisë, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet mbledhje e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti organizojmë pritje shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit. (Hotel “Emerald”)

  • 20:45

    Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ansambli Kombëtar i këngëve e valleve “Shota” mbajnë koncert. (“Klan Arena”)

Kalendari Arkiv