Ngjarjet e ditës: 9 qershor 2023

  • 09:30

    Mbahet konferenca shkencore “Ferizaj në rrjedhat e historisë”, që organizon Departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim e Institutin e Historisë dhe Komunën e Ferizajt. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj)

  • 10:00

    Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fakulteti i Edukimit mban konferencën Ndërkombëtare KICER 2023. Marrin pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata që punojnë në fushë-tematikat e konferencës. (Fakulteti i Edukimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para ndeshjeve tëkëtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale – sfidat dhe zgjidhjet”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:30

    Pas zhvillimeve të ditëve të fundit, Shtabi i KFOR-it mban konferencë për media. Zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, do të ndajë informacione për aktivitetet e KFOR-it. (Qendra Informative Mediale e NATO-s, ndërtesa e Radio Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Në kuadër të Javës së Krenarisë, mbahet aksion rrugor me qëllim përçimin e mesazhit të javës te qytetarët. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në kuadër të Javës së Krenarisë, publikohet Raporti rajonal të sondazhit të opinionit publik dhe diskutim me aktivistët e rajonit. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

  • 17:00

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje para ndeshjeve të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 17:00

    Në kuadër të festivalit ndërkombëtar tradicional të poezisë Drini Poetik mbahet takimi letrar “Lira magjike”. (Bibloteka Kombëtare)

  • 18:00

    Mbahet për herë të parë Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.  (Qendra e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit)

Kalendari Arkiv