Ngjarjet e ditës: 24 shkurt 2023

  • 10:00

    Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar takohet me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:15

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45

    Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemail Minxhozi, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve – AKB. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit) 

  • 11:00

    Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:45

    Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, së bashku me një grup fëmijësh do të lëshohen në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe. (Para ndërtesës së Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Hapet Qendra “Klasat për Nëna” në Viti, që do të ofrojë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre – si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Viti)

  • 12:15 

    Prokuroria Themelore në Pejë organizon konferencë për medie me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. (Objekti i Prokurorisë Themelore, Pejë)

  • 13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbanë konferencë për media. (Ministria e Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    Në njëvjetorin e​ invazionit rus në Ukrainë, organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Fjalë rasti do të mbajnë presidnetja Vjosa Osmani; Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Albin Kurti, kryeministër dhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas në Kosovë. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, dorëzojnë në Zyrat e Prokurorisë Speciale, Kallëzimin Penal ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci Martin Berishaj. (Objekti i Prokurorisë Speciale) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon tryezën tematike ’Pavarësia e Kosovës, Negociatat dhe asociacioni’. (Hotel ”Çarshia e Jupave”, Gjakovë)

  • 18:00

    Gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, mbajnë aksion në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. (Sheshi ”Gjergj Kastrioti Skëndërbeu“)

  • 19:00

    BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të shënojnë një vjetorin e fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Shfaqjet filmi ukrainas “Shtëpia e ndërtuar nga copëzat”. (Kino Armata)

Kalendari Arkiv