Ngjarjet e ditës: 30 tetor 2023

  • 09:00

    Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takimin e radhës. (Objekti i KGjK-së)

  • 10:00

    Me rastin e shënimit të javës “Kundër trafikimit me qenie njerëzore”, Komuna e Prishtinës organizon Fushatën “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. Marrin pjesë; kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, nënkryetarja Donjeta Sahatçiu, shefi i sektorit të Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore Riza Murati, dhe përfaqësues të Asabmblesë së fëmijëve. (Salla e Kuvendit Komunal) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë, kundër tenderimit të këtij sektori. (Para zyrave qendrore të KEK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet marshi sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit me moton ” Zbulimi i hershem, mbijetesë”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

  • 10:00

    Punëtorët e KRM “Pastërtia” Ferizaj protestojnë për rritjen e pagave. (Para Kuvendit Komunal, Ferizaj)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    NLB Banka organizon mbjelljen e drunjëve në Shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. (Oborri i Shkollës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë mban takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) 

  • 14:00

    Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat mbajnë takim të jashtëzakonshëm lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e protestave dhe grevave për rritjen e pagave. (Zyrat e Sindikatës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:40

    Kryeministri Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e autorit Gani Kosumi. (Ateliea përballë Sallës së Kuqe, Pallati i Rinisë)

  • 18:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shënon 21-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve vendore. (Hotel “Amazona”, Magj. Prishtinë -Mitrovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e Gani Kosumit. (Salla e atelesë, Pallati i Rinisë, Prishtinë)

  • 18:00

    Mbahet ceremonia e lansimit të Strategjisë së Futbollit të Vajzave. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv