Ngjarjet e ditës: 18 janar 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Seanca transmetohet edhe në faqen e Facebookut të EO-s.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është rekomandimi për pezullimin e partisë politike “Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. (Zyrat e KQZ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Dorëzohet padi për diskriminim ndaj Komunës së Fushë-Kosovës, nga ana e qytetarit me aftësi të kufizuar, Besart Ramadani. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Fushë-Kosovë)

  • 11:00

    Organizatat Aktiv dhe ACDC mbajnë tryezën me temën “Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit”. Merr pjesë dhe Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Qendra për Energji Qytetare, Graçanicë)

  • 14:00

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, mban ligjëratë publike në Universum International College me temën “Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Mundësitë dhe sfidat”. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall) 

  • 15:00

    Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, vendos lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv